Shqipëria
Rama i përgjigjet opozitës me një miting të madh në Vlorë
U tha se takimi në Vlorë i kryeministrit Edi Rama nuk do të ishte një antimiting, por pamjet tregojnë të kundërtën.
Kreu i qeverisë së Shqipërisë ka zhvilluar një takim, ku ka mbledhur shumë qytetarët, jo vetëm nga Vlora, por edhe nga rrethe të tjera. Gjatë fjalës së tij, duke iu referuar opozitës, Rama tha se ata janë mbledhur në Tiranë për të përsëritur të njëjtin avaz.
“Ne nuk jemi mbledhur këtu se të tjerë janë mbledhur gjetkë, ne jemi mbledhur se që kur kemi marrë votën e qytetarëve ne kemi premtuar se do të ecim hap pas hapi me ju, me njerëzit e zakonshëm. Ne jemi mbledhur këtu se që kur kemi marrë votën tuaj për të qeverisur pa të tjerë në prehër, e kemi pasur të qartë se mund të qeverisim si duhet, vetëm nëse nuk ndahemi nga ju, nuk shkëputemi nga ju dhe ju kemi ju para syve në çdo hap që hedhim”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
Rama theksoi se Vlora dhe gjithë shqiptarët meritojnë që të kenë sheshin më të bukur dhe sheshin e mikpritjes së të tërëve në ditët kur historia kujton Vlorën dhe Vlora nderon historinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












