Lajme
Ragip Xhaka jep dorëheqje nga kryetari i degës së PDK-së në Zvicër
Ai ka thënë se ky vendim erdhi pas rezultatit të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit
Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Përmes një njoftimi, ai ka thënë se ky vendim erdhi pas rezultatit të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, transmeton albinfo.ch.
“Pas vendimit tim për të dhënë dorëheqje nga funksioni i Kryetarit të Degës së PDK-së në Zvicër, ndjej obligim moral dhe njerëzor që t’ju drejtohem me mirënjohje të thellë për të gjithë ju. Falënderimi im i parë shkon për strukturat e Degës së PDK-së në Zvicër, për kryesinë, nëndegët, aktivistët dhe secilin anëtar e simpatizant që me përkushtim, vullnet dhe sakrificë ka kontribuar ndër vite për fuqizimin e PDK-së në mërgatë. Angazhimi juaj ka qenë vendimtar në çdo proces organizativ, politik dhe elektoral. Zgjedhjet e fundit janë një moment reflektimi për të gjithë ne si parti. Ato kërkojnë analizë të qetë, përgjegjësi kolektive dhe angazhim të shtuar për të forcuar strukturat tona dhe për t’u përgatitur më mirë për sfidat që na presin”, ka thënë Xhaka.
Tutje ai ka thënë se do të mbetet anëtar i PDK-së ndërsa ka falënderuar kryetarin e kësaj partie Bedri Hamzën dhe ish-kryetarin Memli Krasniqi.
“Një falënderim i veçantë shkon për Kryetarin aktual të PDK-së, z. Bedri Hamza, për punën dhe angazhimin e tij në një periudhë sfiduese për partinë, si dhe për ish-Kryetarin z. Memli Krasniqi, për kontributin dhe udhëheqjen e tij me dinjitet në shërbim të PDK-së dhe vendit. Po ashtu, falënderoj Kryetarin e Komisionit për Mërgatën, z. Elmi Reçica, për bashkëpunimin korrekt dhe angazhimin në procesin e riorganizimit dhe forcimit të Degës së PDK-së në Zvicër. Në fund, dua ta theksoj qartë dhe pa asnjë dilemë: unë do të mbetem gjithmonë anëtar besnik i Partisë Demokratike të Kosovës – partisë së themeluar mbi sakrificën dhe vizionin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, partisë që i dha Kosovës lirinë dhe shtetin”, ka shkruar Xhaka.
Sipas rezultateve preliminare, PDK-ja në zgjedhjet e 28 dhjetorit mori rreth 21%.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit











