Bota
Qytetet më të mira në botë
Hulumtimi u krye nga kompania konsulente Resonance, e cila shqyrtoi shtatë faktorë të ndryshëm për të përpiluar listën e saj për vitin 2019
Londra mundi Parisin, Nju Jorkun dhe Tokion duke u renditur qyteti më i mirë në botë për vitin 2019.
Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar erdhi në krye të një renditjeje të 100 qyteteve me performancën më të mirë në botë, falë parqeve të saj luksoze, universiteteve dhe kolegjeve të lakmuara si dhe përzierjes eklektike të restoranteve, transmeton tch.
Kryeqyteti francez, Paris erdhi i dyti, ndërsa Nju Jorku është i treti dhe Tokio është i katërti, përcjell albinfo.ch.
Hulumtimi u krye nga kompania konsulente Resonance, e cila shqyrtoi shtatë faktorë të ndryshëm për të përpiluar listën e saj për vitin 2019.
Faktorët ishin përballueshmëria e shtëpive dhe mundësitë për punësim, cilësia e mjediseve natyrore dhe të ndërtuara, cilësia e institucioneve kyçe, atraksionet dhe infrastruktura, diversiteti i njerëzve, promovimi online, prosperiteti ekonomik dhe cilësia e arteve, kulturës, restoranteve dhe klubeve të natës.
Top 15
Boston, Shtetet e Bashkuara
Romë, Itali
Los Angeles, Shtetet e Bashkuara
Amsterdam, Holandë
Madrid, Spanjë
San Francisko, Shtetet e Bashkuara
Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
Singapori, Singapori
Çikago, Shtetet e Bashkuara
Moska, Rusi
Barcelona, Spanjë
Tokio, Japoni
Nju Jork, Shtetet e Bashkuara
Paris, Francë
Londër, Mbretëria e Bashkuar
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













