Kosova
Qytetarët protestuan kundër rritjes së çmimit të energjisë
Protestuesit me një deklaratë të përbashkët kërkuan krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar lidhjet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me KEDS-in dhe debat në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje
Qindra qytetarë kanë protestuar sot kundër paralajmërimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Vendtakimi i tyre ishte para ndërtesës së KEDS-it derisa protestuesit në duar mbanin pankartat me mbishkrimet si “Asnjë cent më shumë”, “S’paguaj edhe për veriun” si dhe “A me neve a me arushën”.
Aty u shprehën pakënaqësitë ndaj vendimit të mundshëm të cilin e ka paralajmëruar qeveria, shtrenjtimin e rrymës. Rron Gjinovci njëri ndër organizatorët tha se përmes kësaj protestë synojnë parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë. Të indinjuar me gjendjen e krijuar në aspektin energjetik, u shprehën edhe protestuesit të cilët përpos që ishin kundër shtrenjtimit të rrymës kërkuan edhe kompensimin e mjeteve financiare që paguan për vite me radhë për serbët e veriut.
Protestuesit kanë marshuar deri tek ndërtesa e Qeverisë dhe Kuvendit. Me të arritur para objektit të qeverisë, protestuesit me një deklaratë të përbashkët kërkuan krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar lidhjet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me KEDS-in dhe debat në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












