Maqedonia
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut i bien nga Sofja para nisjes për në Cyrih
Ata thonë se në dy vendkalimet janë trajtuar në mënyrë korrekte.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me nënshtetësi të dyfishtë, mes të cilëve edhe 12 punëtorë sezonal nga Dellçeva dhe Strumica, u kthyen nga aeroporti i Sofjes para se të niseshin për në Cyrih.
Siç konfirmojnë vetë udhëtarët, kthimi nga aeroporti ndodhi 10 minuta para nisjes së aeroplanit, edhe pse kishin blerë biletë aeroplani dhe deklaratë për korridor, në fakt për transport nga VK “Gjushevë” për në aeroportin e Sofjes.
“Punonjësit e kompanisë, pa asnjë sqarim nuk na lejuan të shkonim në punë të përkohshme në Zvicër, edhe pse ne kemi kontratë të vlefshme për qëndrimin dhe punë në këtë vend. Kthehen udhëtarët jo vetëm me shtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe të dyfishtë, por edhe nga vendet e tjera, vetëm 10 minuta para se të hyjnë në aeroplan, gjë që e bëri të pamundur që ne të reagonim ligjërisht”, thonë udhëtarët që ishin kthyer nga aeroporti, njoftojnë për MEDIAL-n, një pjesë e qytetarëve të kthyer të Maqedonisë së Veriut.
Kthimi nga aeroporti, siç shtuan ata, ndodhi edhe pse të gjitha procedurat dhe kontrollet ishin bërë më parë, por kur duhej të hynin në aeroplan, ata thjesht i kthyen ato, gjë që i dështoi plotësisht biletat e tyre të aeroplanit dhe kontratën e punës me punëdhënësit zviceranë.
Ata me shtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe të dyfishtë tani janë në izolim 14-ditor në shtëpi.
“Në 14 ditët e ardhshme ne nuk do të jemi në mundësi të reagojmë ndaj padrejtësisë që na është shkaktuar, sepse jemi në vetizolim. Sidoqoftë, ne do të kërkojmë kompensim ligjor për këtë grabitje nga kompania. Kjo që ndodhi me ne, le të jetë mësim për të gjithë të tjerët që planifikojnë të përdorin shërbimet e linjës ajrore bullgare”, thonë disa nga udhëtarët që për shkak të pamundësisë për të dhënë deklaratë, njoftuan MEDIAL-n, nëpërmjet telefonit për rastin.
Ata theksojnë se në vendkalimet kufitare nga të dy palët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe policia kufitare nga të dy palët, janë trajtuar në mënyrë korrekte pas kthimit të tyre në vend, ndërsa veprimet ligjore do të drejtohen ndaj kompanisë “Er-Bulgaria” nga e cila do të kërkojnë dëmshpërblim dhe kthim të plotë të mjeteve për biletat e aeroplanit.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













