Kosova
Qytetarët e Kosovës morën mbi 137 milionë euro kredi gjatë janarit
Së fundmi, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se në janarin e këtij viti bankat në Kosovë lëshuan kredi në vlerë të 137.9 milionë eurove, përcjell albinfo.ch.
Në raportin e publikuar të enjten, BQK-ja njoftoi se 90.4 milionë euro është vlera e depozitave, ndërsa 7.36 miliardë euro vlera e aseteve bankare.
“Ndërsa, 6.38 për qind është norma e interesit në kredi, e 2.74 për qind norma e interesit në depozita. 81.6 për qind konsiderohet të jetë raporti kredi-depozita. Sipas raportit, kapitali i bankave komerciale për këtë muaj ishte 879.6 milionë euro. Vlera e kredive të reja në muajin janar 2024 ishte 137.9 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 90.4 milionë euro. Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.74%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.38%”, thuhet në njoftim.
BQK-ja ka njoftuar se 84 milionë euro u dërguan nga mërgata në Kosovë gjatë janarit të këtij viti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











