Lajme
Qytetarët e Gjenevës janë më të pasurit në Zvicrën frëngjishtfolëse
Gjeneva ka gjithashtu banesat me çmimin më të lartë në Zvicër
Mesatarisht, pasuria neto për tatimpagues të Gjenevës është 500,000 franga – shifra më e lartë në pjesën frëngjishtfolëse të vendit.
Këto të dhëna vijnë nga një raport i ri i qeverisë për shpërndarjen e pasurisë.
Këto asete janë sigurisht shumë të nevojshme, pasi Gjeneva është (së bashku me Cyrihun) ndër qytetet më të shtrenjta në botë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Gjeneva ka gjithashtu banesat me çmimin më të lartë në Zvicër – si për sa u përket qirave në pronësi dhe pronave për shitje.
Kantoni i vogël ka vuajtur nga një mungesë akute strehimi për shumë vjet, me kërkesën shumë më të madhe se oferta.
Një nga arsyet e mungesës së apartamenteve dhe, rrjedhimisht, qirave dhe çmimeve të larta të pronave, ka të bëjë me gjeografinë dhe demografinë e Gjenevës. Kantoni është i vendosur në cepin jugperëndimor të vendit, ku ndodhet midis Francës dhe Liqenit të Gjenevës. Toka për ndërtime të reja është e kufizuar, ndërkohë që kërkesa është në rritje të vazhdueshme bashkë me popullsinë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












