Kosova
Qytetarët e Kosovës nuk e dëshirojnë kthimin e luftëtarëve të huaj
Qytetarët e Kosovës nuk dëshirojnë kthimin e luftëtarëve të huaj, pasi konsiderojnë se ata janë shqetësim për sigurinë e vendit për shkak të aftësive të tyre luftarake dhe lidhjeve me gupe terroriste, thuhet në një raport të publikuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
Në raportin e QKSS-së mbi Kërcënimet e Reja të Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë, thuhet se numri më i madh i të anketuarve nuk do të pranonin një ish-luftëtar të kthyer në komunitetin e tyre.
“Më shumë se 65 për qind e qytetarëve të Kosovës konsiderojnë se luftëtarët e huaj të kthyer nga zonat e konfliktit, paraqesin rrezik për sigurinë e vendit”, tha Vesë Kelmendi nga QKSS.
Një numër shumë më i vogël është shprehur i gatshëm që t’i pranojë këtë kategori me kushtin që të vendoseshin nën mbikëqyrje institucionale, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
12 për qind kanë deklaruara se nuk e kanë fare problem kthimin e tyre në komunitet.
Mendim tjetër kanë qytetarët sa i takon kthimit të grave dhe fëmijëve të ish-luftëtarëve të huaj që gjenden në zonat e luftës në Siri dhe Irak. 36 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se do t’i pranonin në komunitetin e tyre gratë dhe fëmijët që kthehen nga Siria dhe Iraku.
Sipas qytetareve gratë dhe fëmijët që iu bashkuan luftës së Sirisë, kryesisht janë detyruar dhe kërcënuar nga bashkëshorti ose babai ka marrë vendimin për t’u bashkuar në zonat e konfliktit.
Por, edhe në rastin e grave dhe fëmijëve 30 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk do t’i pranonin ata në komunitetin në të cilin jetojnë. 28 për qind kanë thënë po, vetëm nëse kanë mbikëqyrje shtetërore.
Raporti nxjerr në pah po ashtu faktin se qytetarët krahasuar me vitet e kaluara besojnë më pak se ka persona të radikalizuar të cilët vazhdojnë të përhapin ekstremizmin e dhunshëm në komunitetin e tyre.
Megjithatë sa i përket ekstremizmit të dhunshëm qytetarët besojnë se situata mbetet e njëjtë më vitet e kaluara.
“Nga perceptimet në pyetjen se çka konsiderojnë rrezik qytetarët e Kosovës, 70 për qind e qytetarëve të Kosovës e konsiderojnë ekstremizmin e dhunshëm si rrezik”, tha Kelmendi.
Autorja e raportit, Vesë Kelmendi nga QKSS, thotë se qytetarët poashtu e konsiderojnë në nivel të lartë rrezikun format e tjera të ekstremizmit, duke përfshirë atë të motivuar politikisht.
“Sa i përket ekstremizmit të dhunshëm të ndarë në etnikisht të motivuar 30 për qind e qytetarët e shohin si rrezik. Rreziku më i madh ndaj qytetarëve mbetet ekstremizmi i motivuar politikisht”, tha Kelmendi.
Sa i takon besimit që qytetarët kanë në Institucionet Fetare, sipas QKSS, 57 për qind të praktikuesve myslimanë i besojnë Bashkësisë Islame të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












