Lajme
Qindra të rinj shqiptarë, të shtrirë në mes të pyllit në Francë
Në pritje për t’u larguar drejt Britanisë
Raportohet se qindra të rinj shqiptarë po tentojnë të largohen çdo ditë nga vendi, duke rrezikuar jetën duke kaluar me gomone drejt Anglisë apo poshtë kamionëve. Ky udhëtim iu shkon atyre me ditë të tëra, po marrin këtë guxim me shpresën se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë, përcjell albinfo.ch.
Në rrjet qarkullojnë shpesh pamje teksa lundrojnë në gomone drejt Anglisë dhe ajo që e bën më shokuese është fakti se gomonen e drejton një prej emigrantëve në këmbim të mos dhënies së lekëve. Kjo ka bërë që shpesh ata të ecin pa drejtim dhe shpesh herë e kanë ngatërruar, duke qëndruar për ditë të tëra në det.
Së fundmi, po qarkullojnë disa pamje të të rinjve shqiptarë në një pyll të Francës. Ata qëndrojnë aty në pritje të gomones së radhës, teksa disa shihen shtrirë mes pemëve dhe disa më këmbë duke kaluar disa net aty, pa e ditur se si do të jetë e nesërmja.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













