Lajme
Qeveria zvicerane shqyrton rinovimin e detyrueshëm të shtëpive të vjetra
Pronarët e banesave të ndërtuara para vitit 1980 mund të përballen me kërkesa të reja për rinovimin e tyre. Qeveria federale po shqyrton masa për uljen e humbjeve të energjisë në ndërtesat e vjetra, përfshirë edhe vendosjen e detyrueshme të paneleve diellore.
Pronarët e shtëpive të vjetra në Zvicër mund të kenë në të ardhmen detyrimin për të ndërmarrë punime rinovuese për përmirësimin e efikasitetit energjetik të ndërtesave, përcjell albinfo.ch.
Sipas një raporti të Këshillit Federal, janë duke u shqyrtuar masa të reja për reduktimin e humbjeve të energjisë në ndërtesa. Synimi është që shtëpitë e vjetra të bëhen më efikase dhe të ulet konsumi i energjisë.
Një nga masat që po shqyrtohet është vendosja e detyrueshme e paneleve diellore, një kërkesë që tashmë zbatohet në raste të caktuara për ndërtesat e reja.
Rregullat mund të nisin nga viti 2030
Plani i propozuar do të zbatohej gradualisht duke filluar nga viti 2030 dhe do të prekte kryesisht shtëpitë e ndërtuara para vitit 1980.
Nëse këto masa miratohen, pronarët e ndërtesave të vjetra mund të detyrohen të investojnë në përmirësimin e izolimit, sistemet e energjisë dhe masa të tjera që do të ndihmonin në uljen e humbjeve energjetike.
Megjithatë, bëhet fjalë për një plan që është ende në fazën e shqyrtimit. Detajet përfundimtare, përfshirë mënyrën e zbatimit dhe kërkesat konkrete për pronarët, do të përcaktohen në një fazë të mëvonshme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












