Kosova
Qeveria e Kosovës ndan 250 mijë euro për libra për nxënësit në Luginë të Preshevës
Qeveria në detyrë e Kosovës i ka ndarë të premten 255 mijë euro për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit që vijojnë mësimin në Luginë të Preshevës, për vitin shkollor 2025/26.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, vendimi u mor në një mbledhje elektronike.
Përveç 255 mijë eurove për nxënësit shqiptarë të Luginës, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për t’ia dhënë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” prona të Agjencisë Pyjore të Kosovës. Vendimi për shfrytëzim afatgjatë është bërë me qëllim për të realizuar projektin e sigurimit të furnizimit me ujë të pijshëm për Leposaviqin, transmeton albinfo.ch.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndarë edhe 40 mijë euro për dy organizata, nga 20 mijë secilës për të organizuar ngjarje me karakter ndërkombëtar në inovacion, teknologji, ndërmarrësi e transformim digjital.
Sipas Qeverisë, me këto ngjarje të organizuara nga FLOSSK ( Free Libre Open Source Software Kosova) dhe ICK (Inovation Center Kosovo), do të kontribuohet “në promovimin e Republikës së Kosovë, forcimin e imazhit të saj ndërkombëtar dhe zhvillimin e ekosistemit vendor, si dhe në rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë










