Kosova
Qeveria e Kosovës e cilëson të papranueshëm reagimin e BE-së për Trepçën
Qeveria e Kosovës ka cilësuar si të papranueshëm reagimin e Bashkimit Evropian lidhur me miratimin e Statutit të Trepçës nga ana e Kuvendit të Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, veçmas reagimit të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se deklarimi i BE-së për Trepçën “është dëshmi se BE-ja e ka humbur rrugën në oborr”, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
“Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiq, dhënë medieve serbe se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut është qëndrim i paprecedent, i papranueshëm dhe, si i tillë, cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Ndaj deklaratave të BE-së ka reaguar edhe kryetari i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka shprehur habinë me “kërkesën e BE-së që çështja e Trepçës të trajtohet në dialogun me Serbinë”.
“ Kosova në asnjë fazë nuk ka pranuar që për Trepçën dhe pasuritë e saj natyrore, të cilat janë në territorin e saj, të dialogojë me Serbinë”, ka shkruar Mustafa.
Zëdhënesja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, të martën nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug është cituar t’i jetë përgjigjur pyetjes për pasojat që mund të ketë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Kosovës. Sipas kësaj agjencie, Kocijançiq ka theksuar se “të gjitha çështjet ndërmjet dy palëve duhet të zgjidhen përmes finalizimit të dialogut”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













