Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht, pa pritje të gjata apo kolona të konsiderueshme, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave më të fundit, në shumicën e pikave kufitare qytetarët po presin vetëm 3 deri në 5 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në disa pika të caktuara, pritjet arrijnë deri në 10 minuta.
Pavarësisht fluksit të lëvizjeve gjatë sezonit veror, situata mbetet e qetë dhe nuk raportohet për bllokime apo kolona që do të ndikonin në qarkullimin e automjeteve. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të informohen rregullisht për gjendjen në kufi para se të nisen për udhëtim./Albinfo.ch