Bota
Qershori më i nxehtë në histori
Të nxehtit ka qenë më i përqendruar në Evropë, Rusi, Kanada dhe Amerikë Jugore
Bota ka përjetuar qershorin më të nxehtë në histori muajin e kaluar, me temperaturë mesatare prej 16.4 gradësh celsius.
Administrata e Oqeanisë dhe Atmosferës e Shteteve të Bashkuara tha se temperatura mesatare globale ka qenë për 1.7 Fahrenheit më e nxehtë se mesatarja e shekullit 20.
Sipas saj, të nxehtit ka qenë më i përqendruar në Evropë, Rusi, Kanada dhe Amerikë Jugore.
Agjencia amerikane e lëshoi raportin në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një, siç u tha, “valë të rrezikshme të të nxehtit”, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA paralajmëroi se dhjetëra miliona njerëz do të preken nga nxehtësia e tepërt në ditët e ardhshme, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 110 Fahrenheit apo 43.3 gradë celsius, përcjell albinfo.ch.
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se temperaturat rekorde do të vazhdojnë si rezultat i ndryshimeve klimatike.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












