Feja
Qendra Islame Shqiptare e Lozanës: Shqiptarët s`kanë çfarë kërkojnë në luftërat e huaja
Ajo, përmes një deklarate u bën apel sidomos të rinjve shqiptarë të mos marrin rrugën e pakrye të pjesëmarrjes në konfliktet e huaja, gjegjësisht në Siri, Irak e gjetiu
Zhvillimet e fundit në drejtim të përhapjes së rrymave radikale të islamizmit në Kosovë dhe në trojet shqiptare kanë shqetësuar me të madhe edhe vetë besimtarët islamë dhe predikuesit e islamit tradicional. Një shqetësim të tillë e ngre edhe Qendra Islame Shqiptare në Lozanë, Zvicër. Ajo përmes një deklarate u bën apel sidomos të rinjve shqiptarë të mos marrin rrugën e pakrye të pjesëmarrjes në konfliktet e huaja, gjegjësisht në Siri, Irak e gjetiu.
“Qendra Islame Shqiptare në Lozanë të Zvicrës është tejet e shqetësuar dhe e brengosur për pjesëmarrjen e të rinjve shqiptarë si dhe të tjerëve në konfliktin sektar të Sirisë dhe Irakut. Atje po zhvillohet një konflikt i çakorduar mes shumë frontesh dhe një luftë e çmendur mes grupeve të interesit për pushtet, çdo ditë më shumë është duke marrë jetë të njerëzve të pafajshëm që ka përfshirë edhe bijtë tanë, të cilët pa vetëdije dhe pa vigjilencë të duhur, po joshen dhe nxiten nga grupe të caktuara të njerëzve, në emër të një lufte “të shenjtë” dhe të një “parajse të premtuar” për ta!”, thuhet në apelin e qendrës në fjalë
“Ne, në cilësinë e një institucioni fetar mysliman, në këtë pjesë të diasporës shqiptare, u bëjmë apel gjithë të rinjve dhe përgjegjësve të tyre, ashtu siç kanë bërë më herët edhe institucionet e fesë islame më kredibile në botë, që në asnjë mënyrë, askush të mos e lejojë veten dhe as të tjerët që të luajnë me fatin e tyre shpirtëror dhe fizik, duke rënë pre e trushpërlarësve, të cilët në mënyrën më të papërgjegjshme dhe të paskrupullt po e keqpërdorin emrin e Zotit dhe po i devijojnë mësimet e Tij, qëllimshëm.
Ju rikujtojmë se veprimet dhe pamjet e atjeshme, që ditë e përditë po e shokojnë botën si kurrë më parë, nuk kanë asgjë të përbashkët me Islamin dhe principet e tij reale dhe të shëndosha. Libri ynë i shenjtë Kur`ani dhe tradita profetike e të dërguarit tonë Muhammedit a.s. nuk përkon me asnjë veprim të deritanishëm të asaj çfarë ka ndodhur dhe po ndodhë me protagonistët e ISIS-it.
Bijtë dhe bijat tanë duhet bëjnë hapa progresivë në të gjitha fushat e jetës, në mënyrë që t`i dalin krah vendit të tyre, i cili për ta sot ka më së shumti nevojë dhe jo të bëhen pjesë e ideologjive dhe mentaliteteve regresive, konservative dhe dekadente, të ngjyrosura rrejshëm në emër të fesë, e që nuk i kuptojnë dhe respektojnë normat më elementare; njerëzore, fetare dhe morale, thuhet në deklaratën e dërguar nga Kryesia e Qendrës Islame Shqiptare, Lozanë
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












