Lajme
Qendra e re federale e azilit në Zvicër synon procedura më të shpejta dhe më shumë siguri
Një qendër e re federale e azilit është hapur në Altstätten të kantonit St. Gallen, me synimin për të përshpejtuar procedurat e azilit dhe për të përmirësuar menaxhimin e rasteve. Objekti ka kapacitet për rreth 390 persona dhe më shumë se 100 vende pune.
Në qendrën e re janë përqendruar në një hapësirë të vetme akomodimi, këshillimi dhe një pjesë e madhe e procedurave administrative. Pas mbërritjes, azilkërkuesve u merren shenjat e gishtërinjve, të cilat kontrollohen në databaza si Eurodac dhe RIpOL, ndërsa kryhen edhe kontrolle të sigurisë dhe regjistrimi fotografik.
Qendra, e ndërtuar larg zonave të banuara të Altstättenit, ka gjithashtu klasa, ambiente për aktivitete dhe sport, hapësira të qeta, punëtori dhe sallë ngrënieje. Autoritetet federale dhe kantonale shpresojnë që përqendrimi i shërbimeve në një objekt të vetëm t’i mbajë azilkërkuesit më gjatë brenda qendrës dhe të reduktojë lëvizjet e tyre në qytet.
Në rajon ka pasur shqetësime për incidente dhe vepra penale të lidhura me persona të akomoduar në qendrat federale të azilit. Në fund të qershorit, një 26-vjeçar afgan u plagos rëndë në një përleshje pranë stacionit të trenit në Altstätten.
Këshilltari qeveritar i St. Gallenit, Christof Hartmann, kërkoi më shumë mbështetje nga qeveria federale për çështjet e sigurisë. Sipas tij, policia kantonale ka burime të kufizuara dhe federata duhet të marrë më shumë përgjegjësi për rendin dhe sigurinë edhe jashtë territorit të qendrës.
Ministri federal Beat Jans tha se Konfederata dhe kantonet kanë krijuar një task-forcë për çështjet e sigurisë dhe se synimi është që personat që kryejnë vepra penale dhe nuk kanë të drejtë qëndrimi të mund të kthehen më shpejt në vendet e tyre.
Jans vlerësoi gjithashtu marrëveshjet e reja të migracionit me disa vende të Magrebit, të cilat, sipas tij, duhet të lehtësojnë kthimin e personave të detyruar të largohen nga Zvicra.
Qendra e re u përfundua me disa vite vonesë, ndër të tjera për shkak të zbulimit të substancave PFAS në tokë, e cila duhej rehabilituar përpara përfundimit të projektit.
Autoritetet federale shpresojnë se objekti i ri do të mundësojë procedura më të shpejta, menaxhim më efikas të rasteve dhe më shumë qetësi e siguri në Altstätten dhe rajonin përreth.
E-Diaspora
-
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare Shoqata Kulturore Shqiptare “Atdheu” po vazhdon aktivitetet me fëmijët dhe të rinjtë, duke u ofruar mundësi... -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit”
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












