Punonjësit e shtetit në kantonin Vaud, në Zvicrën perëndimore, po vazhdojnë të bëjnë presion për paga më të larta, përcjell albinfo.ch.
Edhe ditë më parë u raportua se rreth 3000 njerëz dolën në rrugë në Lozanë në mbështetje të kësaj kërkese.
Sindikatat, megjithatë, kanë sinjalizuar një gatishmëri për kompromis.
Rritja e pagave kërkohet për shumë arsye, me theks të veçantë inflancioni që ka përfshirë sidomos sektorin e ushqimeve.
Punonjësit e Vaud kanë kërkesat e njëjta me ata të Lozanës, për një page më të lartë në mënyrë që jeta e tyre të jetë më e përballueshme karshi rritjes së çmimeve.