Shqipëria
Punonjës policie po hetohen për përfshirje në trafikun e drogës
Punonjës të Policisë së Shtetit janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike apo kultivimin e saj. Në disa rrethe, si Shkodër dhe Vlorë kanë nisur hetimet ndaj disa funksionarëve të Policisë së Shtetit nga SHÇBA, që dyshohen se janë përfshirë në rastet abuzive.
Lajmi u bë i ditur nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i SHÇBA-së, Adriatik Ago, pas pyetjes së bërë nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
“Ministria e Brendshme përpara një muaji bëri një vlerësim të situatës së kultivimit të kanabisit në shkallë vendi dhe po e trajton me seriozitet këtë fenomen.
Në planin e marrjes së masave për parandalimin e marihuanës është përfshirë edhe SHÇBA. Ministria e Brendshme ka planin e saj të masave, Policia e Shtetit dhe ajo lokale ka të sajin, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
SHÇBA është e përfshirë në këtë proces dhe ka të dhëna që punonjës policie janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike apo kultivimin e saj.
Do të bëjmë një takim me këto nivele që të kontrollojmë detyrat e vendosura nga titullari i Ministrisë së Brendshme. Jemi të hapur për të hetuar ndaj çdo punonjësi policie dhe kemi informacione. Në disa raste kemi nisur hetimet dhe në disa të tjera, pritet që të nisin. Hetime po zhvillohen në Shkodër dhe Vlorë, në lidhje me rastet e abuzimeve nga funksionarë të ndryshëm të Policisë së Shtetit”, tha Ago.
E-Diaspora
-
Muhamed Mustafi, ylli shqiptar në St. Gallen Te skuadra zvicerane St. Gallen po rritet një talent i ri shqiptar, i cili aktualisht është...
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin
-
Gazmend Zajmi, një ndër kolosët e pavarësisë
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?