Kosova
Punësim sezonal në Maltë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica po qëndron në një vizitë zyrtare në shtetin e Maltës, me ftesë të ministrit të Familjes, të Drejtave të Fëmijëve dhe Solidaritetit Social, Michael Falzon.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në kuadër të kësaj vizite Reçica sot është takuar dhe me ministrin e Edukimit dhe të Punës, Evarist Bartolo me të cilin kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e punësimit dhe edukimit profesional.
“Reçica dhe Bartolo u dakorduan për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash në këto dy fusha. Gjithashtu, gjatë takimit, të dy ministrat u dakorduan që të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e punësimit dhe angazhimit sezonal të punëtorëve, respektivisht qytetarëve të Republikës së Kosovës në shtetin e Maltës, shtet ky i Bashkimit Evropian”, thuhet në komunikatë, përcjell albinfo.ch.
Reçica dhe Bartolo u pajtuan që të intensifikohet puna e grupeve punuese, në mënyrë që kjo marrëveshje të finalizohet sa më parë, me qëllim që të nënshkruhet në një të ardhme të afërt dhe të fillojë implementimi i saj në praktikë. Ai e ftoi ministrin maltez për vizitë zyrtare në Prishtinë, për të nënshkruar marrëveshjen pas finalizimit nga grupet punuese të të dyja shteteve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











