Integrimi
“Puna ime si xhihadist është sikur të jesh në pushime”
Kampioni i Thai boks-it, i cili stërviti tre xhihadistë në Zvicër, gjendet në Siri. Intervista me të e realizuar nga 20Minutes.ch është “zbukuruar fuqishëm”, pohojnë ekspertët.
Z. Valdet Gashi, ju keni shkuar në Siri për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik (IS). A keni qenë të mirëpritur nga kalifati?
Ata m’i kanë marrë të dhënat e mia dhe më kanë bërë disa pyetje. Pastaj më kanë marrë gjakun për t’u siguruar që nuk isha i sëmurë.
Si është jeta e përditshme atje?
Unë punoj 9 orë në ditë si rojë kufiri. Ne ndihmojmë civilët për të kaluar lumin Eufrat. Puna nuk është aspak e lodhshme dhe më pëlqen shumë. Për mua është sikur një aktivitet që do të kryeja gjatë kohës së lirë. Madje, edhe dielli më ka djegur, siç mund të ndodhë gjatë pushimeve (qesh).
Si duhet të imagjinojmë jetën në Siri?
Eshtë më mirë se sa e kisha imagjinuar. Nuk na mungon asgjë. Këtu mund të gjeni edhe cookies apo Kellog’sa… Unë jam i kënaqur që nuk jam më në Evropë. Këtu Sheriati i All-llahut aplikohet 100%. Vetëm familja ime më mungon, sidomos nëna ime dhe dy vajzat e mia të vogla.
Sa fitoni ju?
Banesa jonë është e paguar dhe ne marrim ushqim të mirë. Nëse kemi nevojë për rroba, ne mund t’i kërkojmë. Përveç kësaj, unë fitoj edhe pak para për vete.
Ju vetëm flisni mirë për jetën tuaj në grupin IS. Por kjo organizatë ekzekuton njerëz në mënyrë të tmerrshme. Çfarë mendoni ju për këtë?
Kjo ndodh shumë rrallë. Ligji i Sheriatit parashikon ekzekutime të tilla vetëm në qoftë se personi ka kryer vrasje, përdhunim ose në rastet e braktisjes së fesë së islamit. Askush këtu nuk ka mëshirë për këta njerëz prej momentit që vendimi është i justifikuar. Madje, edhe fëmijët marrin pjesë në ekzekutime të tilla. Askush nuk ka problem me këtë.
Intervistë “e ripërpunuar” nga IS
Qendra gjenevase e analizave të terrorizmit (Geneva Centre for Training and Analysis of Terrorism) ka lexuar intervistën me Valdet Gashin. Ekspertët besojnë se përgjigjet e dhëna nga kampioni i dyfishtë botëror në Thai boks kanë qenë të ripërpunuara ose janë shkruar nga specialistët e grupit IS. “Shumica e përgjigjeve janë zbukuruar fuqishëm”, thotë drejtori i Qendrës, Jean-Paul Rouiller. Sipas tij, kjo është qartë një propagandë, veçanërisht për shkak se i intervistuari përmend produkte të njohura prej nesh, të tilla si Kellogg-së. “Unë dyshoj se ata hanë Kellogg’sa çdo mëngjes”, vë në dukje Jean-Paul Rouiller. Terroristët përpiqen të tërheqin njerëzit me përshkrime të tilla, thekson ai. Eksperti i Gjenevës thotë se nuk beson që Valdet Gashit nuk i mungon asgjë atje. Lidhur me ekzekutimet, Jean-Paul Rouiller është i bindur se ato janë të përditshme dhe jo “shumë të rralla”, siç shpjegohet nga
Valdet Gashi.
Samuel Althof, ekspert i ekstremizmit, mendon se grupit IS mundohet veçanërisht të rekrutojë të rinjtë me anë të kësaj interviste: “Nëse besojmë Valdet Gashin, çdo gjë është shumë e këndshme atje. Ai minimizon punën e kryer në IS. Ai thotë se puna a tij është si të jesh në pushime. Ai paraqet luftën si një lojë të thjeshtë të videove, dhe nuk vë në pah vuajtjet e mëdha që ia shkakton prej momentit që i është lidhur çështjes së tyre”.
* Kampioni i dyfishtë botëror në Thai boks, Valdet Gashi, u bashkua me organizatën terroriste në Siri IS në janar të vitit 2015. Ai gjendet ndoshta në qytetin Jarabulus, që ndodhet në kufirin turk. Ndërsa kur jetonte në Zvicër, ai kishte stërvitur tre xhihadistë të rinj në Winterthur (ZH).
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













