Kosova

Publikohet videoja e rrahjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Është publikuar video e rrahjes mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, e cila ndodhi rreth tri javë më parë në Fushë-Kosovë.

Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike, pas një debati televiziv, i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.