Lajme
Publikohen libra dygjuhësh për fëmijët e diasporës
U publikuan libra dygjuhësh në ndihmë të fëmijëve të diasporës për të mësuar gjuhën shqipe.
Qendra e Botimeve për Diasporën ka bërë të ditur se këtë vit ka ardhur me një risi të librave për diasporën, në mënyrë që gjuha shqipe të mësohet më lehtë nga fëmijët shqiptarë nga diaspora, shkruan albinfo.ch.
Përrallat më të bukura klasike për fëmijë do të jenë në duart e fëmijëve të diasporës në një format ndryshe dhe mjaft interesant. Qendra e Botimeve për Diasporën, në një projekt ambicioz e mjaft të vlefshëm kushtuar përhapjes së gjuhës shqipe në Diasporë, sjell libra dygjuhësh në shqip e italisht, shqip e greqisht, shqip e anglisht etj.
Librat e përzgjedhur me kujdes, janë me ilustrime të bukura e tërheqëse, me një shqipërim mjeshtëror dhe të përshtatur për fëmijët e grupmoshës 5-8 vjeç.
“Hirushja” dhe “Pinoku” janë përrallat e para të kolanës me katërmbëdhjetë përralla në proces botimi.
Një mënyrë shumë tërheqëse për pasurimin e fjalorit dhe të shprehive në gjuhën shqipe te fëmijët, që nxit edhe më tepër tek ata interesin dhe dashurinë për gjuhën shqipe. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












