Muzikë
Pse u tërhoqen nga Eurovizioni disa vende nga Ballkani
Numri i pjesëmarrësve në Festivalin Eurovision Song Contest 2023 vazhdon të zvogëlohet prej anulimit të pjesëmarrjes nga disa vende të Ballkanit. Shkaqet për tërheqjen me sa duket nuk janë vetëm ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Pasi Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut njoftuan zyrtarisht se nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostos së lartë të pjesëmarrjes, edhe Bullgaria dhe Bosnjë e Hercegovina konfirmuan se nuk do të marrin pjesë në ESC 2023 në Liverpul.
Radiotelevizionet paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit.
Pas përjashtimit të Rusisë nga ky konkurs për shkak të luftës në Ukrainë, disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë.
Radiotelevizioni publik i Maqedonisë së Veriut, MRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC gjendjen aktuale ekonomike:
“Maqedonia nuk do të marrë pjesë në Eurovision Song Contest 2023, për shkak të krizës ekonomike dhe energjetike dhe kostove të larta. Vendimi për t’u tërhequr nga ESC vlen për këtë vit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.
Edhe Radiotelevizioni publik i Bosnjë e Hercegovinës, BHRT, dha si arsye për anulimin e pjesëmarrjes në ESC shkaqe ekonomike.
Kurse tendenca e Radiotelevizionit publik të Bullgarisë, BNT, është relativisht e qartë:
“Bullgaria nuk do të marrë pjesë në ESC 2023 dhe ndoshta as në edicionet e ardhshme. Pas analizave, u vendos që ky program nuk është më i rëndësishëm për Radiotelevizionit publik të Bullgarisë”.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












