Autotech
Pse bie shitja e veturave në Evropë?
Sipas Bloomberg, regjistrimet e makinave të pasagjerëve në Evropë u ulën 23 për qind gjatë muajit shtator pasi u morën rregullat e reja të testeve të emetimeve të gazrav
Gjatë këtij viti, deri në shtator shitjet janë rritur me 2.3 për qind në 12 milionë automjete. Por, situata duket se do të ndryshojë duke nisur nga shtatori, duke qenë se kanë hyrë në fuqi procedurat e reja të testimit të WLTP mbi emetimet e gazit.
Sipas Bloomberg, regjistrimet e makinave të pasagjerëve në Evropë u ulën 23 për qind gjatë muajit shtator pasi u morën rregullat e reja të testeve të emetimeve të gazrave, duke ndryshuar fitimet e bëra në gusht kur industritë u nxitën të nxirrnin sa më shumë automjetet ‘jashtë derës’, për të mposhtur afatin përfundimtar, transmeton ‘monitor’.
Metodat më të ashpra të testimit janë të dizajnuara për të prodhuar rezultate më në përputhje me kushtet e botës reale. Volkswagen AG do të luftojë për të përmbushur objektivat e ofrimit të këtij viti për shkak të rregullave të reja, përcjell albinfo.ch.
Daimler AG gjithashtu ka veçuar të ashtuquajturën WLTP si një pengesë që peshon në biznesin. BMW, i cili nuk kishte parë vonesa në marrjen e modeleve të saj gati për regjimin e ri, lëshoi një paralajmërim për fitim muajin e kaluar pjesërisht duke fajësuar presionin e çmimeve nga konkurrentët më pak të përgatitur.
VW të martën tha se vonesat që rrjedhin nga futja e testit të ri do të zgjidhen deri në tremujorin e katërt për markën e tij të makinave.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













