Lajme
Protesta të dhunshme kundër masave të koronës në St.Gallen
Janë arrestuar dhe liruar prapë, 21 pjesëmarrës. Raportohet për dy persona të lënduar
Mbi 1000 të rinj ishin mbledhur të premten rreth orës 20:00 për të protestuar me zë të lartë kundër masave të koronës.
Kështu të paktën dukej në pamje të parë. Sepse thirrje për dhunë ishin bërë në mediat sociale ditë më parë, raporton srf.ch.
Situata u përshkallëzua rreth orës 22:00. Disa qëlluan me petarda dhe sulmuan policinë me gurë nga rruga, bomba flakëruese dhe barriera ndërtimi.
Ata nxiteshin nga të rinjtë tjerë që brohorisnin “Të gjithë policët janë bastardë”, transmeton albinfo.ch. Policia u përgjigj me plumba gome, gjë që bëri të largohej e gjithë turma për t’u mbledhur përsëri më vonë në një shesh tjetër.
Protestuesit kanë dëmtuar vitrinat e dyqaneve pa dallim.
Edhe javën e kaluar ka pasur trazira në St. Gallen të cilat kanë shkaktuar dëme në pronë prej mbi njëqind mijë frangash.
Në trazirat e mbrëmshme, turma u bë pjesë e betejës në rrugë.
Rreth mesnatës, një pjesë e madhe e turmës ishte shpërndarë.
Policia sot ka mbajtur një konferencë për media, me ç`rast ka bërë të ditur se janë arrestuar 21 protestues dhe janë lënduar dy persona.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Austri
-
Kaleen performoi në skenën e Malmos, duke përfaqësuar Austrinë Një dekadë pasi Conchita Wurst bëri histori dhe fitoi Eurovision Song Contest në emër të Austrisë,...
-
Pse Austria nuk është në NATO?
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta