Një protestues ka humbur ndjenjat gjatë protestës së 65-të të zhvilluar sot para Kryeministrisë në Tiranë.
Pjesëmarrësit në tubim kërkuan ndërhyrjen e një mjeku për të kontrolluar gjendjen e tij shëndetësore.
Protesta nisi në sheshin “Skënderbej” dhe vijoi me marshim drejt Kryeministrisë, ku protestuesit mbajtën fjalime dhe kërkuan ndryshime politike.
Gjatë tubimit, një protestuese i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen.