Shqipëria
Pronari i restorantit kërcënon klientët me thikë, kërkohet nga policia
Episodi i pakëndshëm kësaj radhe ndodhi në Sarandë
Turizmi shqiptar është cenuar sërish nga një rast që sjell në mendje rastin e para disa vitesh të Mihal Kokëdhimës. Episodi i pakëndshëm kësaj radhe ndodhi në Sarandë, raporton Albinfo.ch.
Shtetasi 48-vjeçar, pronar i një restoranti të qytetit bregdetar, sipas policisë, ka kanosur me thikë disa klientë dhe tani ai është kërkim.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, për arsyeje që cilësohen si banale.
Shtetasi në kërkim është identifikuar si Alban Çobaj, ndërkohë që ende nuk dihen saktësisht motivet që kanë çuar në një akt që kujton atë të para 3 vjetëve, kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, u konfliktua me një grup turistësh spanjollë, në një ngjarje që mori jehonë edhe përtej vendit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg Artistja kosovare prezantohet për herë të parë në Suedi me ekspozitën “…why do you hold back?”... -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence”
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










