Gjuha
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Librat që promovohen në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, janë: "Bota shpirtërore në krijime të veçanta", vëllim eseistik dhe "Thikat e Mllefit", përmbledhje poetike
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në kuadër të aktivitetit për promovimin e librave, ka kënaqësinë t’ju ftojë në promovimin e dy veprave letrare të autorit Brahim Avdyli:
• Bota shpirtërore në krijime të veçanta – një vëllim eseistik që eksploron thellësitë e përjetimeve shpirtërore dhe reflektimeve filozofike në krijimtarinë letrare.
• Thikat e Mllefit -një përmbledhje poetike që pasqyron emocionet e forta dhe revoltën shpirtërore përmes një gjuhe të mprehtë dhe të ndjerë.
Brahim Avdyli është shkrimtar, poet dhe publicist, i cili është angazhuar për dekada në ruajtjen dhe promovimin e kulturës kombëtare në diasporë dhe është autor i shumë veprave letrare dhe studimore.
Jeni të mirëpritur të merrni pjesë dhe të bashkëbisedoni me autorin rreth krijimtarisë së tij letrare.
Data: 12 maj 2025
Ora: 19:00
Adresa: Konsullata e Republikës së Kosovës, Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Cyrih
Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në emailin:
[email protected]
Ju mirëpresim,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Maj 2025
- Ora19:00
- LokacioniKonsullata e Kosovës, Cyrih
- Data e përfundimit11 Maj 2025 - 18:00
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto













