Kosova
Prokuroria Speciale: Vazhdojnë hetimet për krimet e luftës në Zubin Potok, gjenden mbetje mortore në Jabukë
Tre persona janë arrestuar deri më tani, ndërsa mbetjet e gjetura do t'u nënshtrohen ekzaminimeve mjeko ligjore dhe analizave të ADN-së.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vazhdojnë intensivisht hetimet lidhur me rastin e dyshuar të krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, deri më tani janë arrestuar tre persona, të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Gjatë veprimeve hetimore janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjeko ligjore dhe analizave të ADN-së me qëllim identifikimin e tyre.
Ndërkohë, gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime edhe në një lokacion të tretë.
https://www.facebook.com/share/p/19NkVi9Qxy/
Prokuroria njofton se prokurorja përgjegjëse, së bashku me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë, ka qenë në vendngjarje për të mbikëqyrur zhvillimin e veprimeve hetimore.
Për shkak të fazës së ndjeshme të hetimeve, Prokuroria Speciale thekson se nuk mund të japë më shumë detaje në këtë fazë. Sipas njoftimit, informacione shtesë do të bëhen publike sapo kjo të jetë e mundur pa cenuar procesin hetimor.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












