Futboll
Prokuroria konfirmon se i ka nisur hetimet për biletat e Kosovës
Lajmin e ka konfirmuar vetë Prokuroria e Shtetit
Një ditë pas ndeshjes Kosovë – Mali i Zi, Prokuroria e Shtetit ka filluar ta hetojë procesin e shitjes së biletave për shikues.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Prokuroria e Shtetit ekskluzivisht për Gazetën Express.
Siç dihet, prej se Kosova ka nisur të zhvillojë ndeshje miqësore, e edhe më shumë pas pranimit në UEFA e FIFA në çdo ndeshje të zhvilluar ka pasur telashe dhe ankesa me shitjen e biletave.
Ato gjithnjë kanë dalë edhe në treg të zi me çmime shumëfish më të shtrenjta sesa ato zyrtare.
Kohëve të fundit, Federata e Futbollit të Kosovës e ka praktikuar formën e shitjes së biletave përmes një sistemi online, por megjithatë problemet nuk janë zgjedhur.
Ankesat vazhdimisht kanë qenë prezentë, ndërsa së fundmi ka nisur të ketë dyshime edhe me këtë sistem.
Duke i marrë parasysh ankesat e vazhdueshme dhe të mëdha të qytetarëve, Prokuroria e shtetit i ka thënë Gazetës Express se ka filluar seriozisht të merret me këtë çështje.
“Ju njoftojmë se Prokuroria e Shtetit, bazuar në lajmet e publikuara në media ka filluar grumbullimin e informatave, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura për shitjen e biletave për ndeshjet e zhvilluara nga kombëtarja e Kosovës”, theksoi zëdhënësi i Prokurorisë së shtetit, Ekrem Lutfiu, përcjell Albinfo.ch.
Kjo ndodh një muaj para ndeshjes me Anglinë, ku do të jetë jashtëzakonisht e vështirë që tifozët të pajisen me bileta.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











