Muzikë
Projekti “La Femme” i Flaka Gorancit, bashkon 21 kompozitore femra
''La Femme'' sjell jo vetëm muzikën e mrekullueshme të 21 kompozitoreve femra, por edhe përvojat e tyre të guximshme dhe historitë e tyre, të cilat lënë me gojë hapur. Si pjesë e projekt - CD-së „La Femme“ është publikuar edhe videoklipi i parë ''The Window'', që përshkruan situaten e femrave në Iran
Mezzo-sopranja e njohur, Flaka Goranci, ka sjellë projektin më të ri me titull “La Femme”. Në këtë album artistja shqiptare, e cila jeton në Vjenë, ka bashkuar 21 kompozitore femra.
“Gjithçka nisi 3 vjet më parë, në kohën e provave për një koncert që kisha në Hamburg.
Në një mbrëmje, pas një orari të gjatë të provave impenjuese, në mendje më erdhën shumë gra artiste, këngëtare, aktore dhe papritur mendova për gratë krijuese, në veçanti për femrat kompozitore. Historikisht, kur femrave në art ose muzikë, sado pak hapësirë iu kishte dhënë, edhe ato pak herë, kritika nuk ishte kursyer ndaj këtij grupi. Mu për këtë, doja t’u kushtoja një projekt kompozitoreve femra”, shpjegon për albinfo.at këngëtarja Flaka Goranci
Por, që ky projekt do të merrte këto përmasa, me më shumë se 40 njerëz që do të punonin për të, se do të duhej mbështetje e madhe dhe se do të duheshin gati katër vjet për ta realizuar diçka të tillë, artistja Gornaci nuk e kishte menduar.
“Projekti „La Femme“ mori një drejtim më gjithëpërfshirës në momentin kur gjatë periudhës kërkuese hasa edhe kompozitoret nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit. Dëgjimi i kësaj muzike më bëri të futëm më thellë në këtë përkushtim. Ishte momenti që kuptova se ishte ky grup kompozitoresh femra të mrekullueshme që kishte nevojë për më shumë vëmendje. Ky grup i cili në rrethana shumë të vështira kishte arritur të mbetet krijues, i vërtetë dhe unik në këtë formë arti. Prandaj, në këtë projekt mund të dëgjohen të gjitha ngjyrat e mundshme, pasi që të 21 kompozitoret femra, të cilat janë pjesë e këtij projekti, vijnë nga e gjithë bota, duke prezantuar muzikën e tyre bashkë me historitë inspiruese, si p.sh.: Kompozitorja franceze, Pauline Viardot, nuk ishte vetëm një kompozitore dhe mësuese; ajo ishte një avokate për të drejtat e grave dhe civile. Consuelo Velázquez, kompozitorja e këngës se famshme „Besame mucho” që është edhe pjesë e CD-së „La Femme“ hyn në histori jo vetëm si një kompozitore hit, por edhe për mbrojtjen e saj politike si deputete e parlamentit dhe për të drejtat e autorit. Kompozitorja shqiptare, Eriona Rushiti, gjatë regjimit komunist përjetoi kundërshtime politike për shkak të përfshirjes së saj me muzikën e kohës së saj, nga Bartók te Messiaen. Kompozitorja dhe poetja Ilse Weber ofronte muzikën e saj me kitare si një mjet mbijetese për fëmijët që ajo kujdesej në kampin e qendrimit në Theresienstadt. Ne ditën kur u dërgua bashkë me djalin e saj në kampin e qëndrimit në Auschwitz, po atë ditë nënë e bir u dogjën në furrën makabre. Kompozitorja iraniane, Niloufar Nourbakhsh, largohet nga vendi i saj në mënyrë që të jetë e lirë të kompozojë. Nëpërmjet veprave ajo proteston për lirinë e popullit të saj dhe të drejtat e femrave në Iran. Poashtu, kompozitoret syriane me prejardhje palastineze dhe lebaneze poashtu detyrohen të largohen nga vendet e tyre për një jetë më të mirë”, ka treguar Goranci për albinfo.at
Orkestra „World Chamber Orchestra”
Këngëtare: Flaka Goranci
Dirigjent: Konstantinos Diminakis
Duhet theksuar që CD-ja përmban jo vetëm vepra vokale, por edhe instrumentale, si solo për piano, Cello, Trio Violinë etj.
“Naxos Deutschland”, një ndër kompanitë më të njohura diskografike në botë, është producenti internacional i CD-se „La Femme“.
Fondi Austriak për Muzikë si dhe Yunus Emre në Vjenë janë mbështetësit kryesorë të projektit.
Projekt CD-ja „La Femme“ ka sjellë edhe videoklipin e parë ”The Window” që përshkruan situatën e femrave në Iran, ndërkohë projekt–videoja e dytë, e cila do të jetë një thirrje për paqe, do të lansohet në një të ardhme të afërt.
Albumin mund ta blini në platforma të ndryshme muzikore këtu:
https://naxos.lnk.to/8551470?fbclid=IwAR0Apw7NufOWETWxqISVLORHrQA0kLRpbvKza11AOWsNCQ8uQo5Nr6JQqOY
Video:
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











