Lajme

Produktet shqiptare u prezantuan në Anuga FoodTec, panairin tregtar kryesor në botë

Anuga FoodTec është panairi tregtar kryesor në botë për ushqimin dhe pijet, ku këtë vit pati të pranishme kompani nga Shqipëria, përcjell albinfo.ch.

Përmes Programit për Promovimin e Tregtisë, prodhues dhe eksportues të bimëve mjekësore dhe vajit të ullirit përmes këtij panari përveç që ekspozuan, mundën të mësojnë dhe të eksplorojnë standardet e reja të industrisë, teknologjitë inovative, praktikat e mira dhe mundësi tregjesh.

Anugafoodtec2024 është i vetmi panair tregtar në botë që mbulon të gjithë spektrin e prodhimit ushqimor – nga përpunimi tek paketimi dhe mazaginimi.