Autotech
Prodhuesi i veturave ‘Audi’ do të zgjasë pushimet verore për punëtorët në fabrikat e Gjermanisë
Prodhuesi gjerman i veturave Audi do të zgjasë pushimet verore për rreth 10 mijë punonjës në fabrikat në Inglostadt dhe Neckarsulm.
Arsyeja për këtë është mungesa e “mikroçipëve”, raporton agjencia gjermane e lajmeve dpa.
Punonjësit do të punojnë me kohë të pjesshme, dhe si rezultat, disa mijëra makina më pak do të prodhohen nga sa ishte planifikuar.
Kështu, në uzinën kryesore në Inglostadt, të gjithë nuk do të punojnë deri më 30 gusht.
Pjesa më e madhe e prodhimit në fabrikën Neckarsulm, e cila punëson 4000 njerëz, gjithashtu do të ndalet për disa ditë.
Në të dy rastet, arsyeja e ndalimit të prodhimit është mungesa e “mikroçipëve”, e cila ka shqetësuar industrinë e automobilave për ca kohë.
Audi njoftoi gjithashtu punë me kohë të pjesshme për shtatorin.
Pasi të dorëzohen pajisjet, Audi ka thënë se do të përpiqet të kompensojë prodhimin e humbur.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












