Kultura
Pritje e nivelit të lartë për “Besën” në Gjenevë
Mbrëmë më datë 7 mars 2015, në një nga sallat më prestigjioze të kantonit të Gjenevës, atë të Faubourg, u mbajt ceremonia e hapjes e ekspozitës Besa në prani të më shumë se 300 pjesmarrësve nga fusha e prejardhje të ndryshme.
Personalite të larta federale, kantonale dhe komunale e nderuan mbrëmjen me pjesmarrjen e tyre: Presidentja e parë grua e Zvicrës; Ruth Dreifuss, Kryetari i Gjenevës, Sami Kanaan; kryetari komunës së Vernier, Thierry Apothéloz; Kryetari i komunës së Ferizajit, Svarça; Deputetët federalë Manuel Tornare et Ueli Leuenberger; Presidentja e Komisionit Federal kundër racizmit, Matine Brunschwig Graf; Zv- Presidenti i Komisionit Federal për çështjet e migracionit, prof. Etienne Piguet; Ambasadorët e Shqipërisë, Ilir Gjoni dhe ai i Kosovës, Naim Malaj, ish-ambasadori i Shqipërisë Mehmet Elezi, Këshilltari komunal i Gjenevës, Barazone; Zv presidentja e parlamentit të Gjenevës, Martine Sumi; presidenti i Miqve të Yad Vashem në Zvicër, Joel Herzog; përfaqësues të trupit diplomatik në Gjenevë e Bernë; Parlamentarë kantonalë dhe komunalë; Rabini i madh i komunitetit hebraik, Imami i qendrës kulturore të shqiptarëve muslimanë të Gjenevës; Kryetarë e anëtarë të biznesit, të shoqatave dhe institucioneve të kantonit, kryetarja e lidhjes së shkrimtarëve të Ferizajt; artistë e gazetarë të shumtë.
Fjalën e hapjes e mbajti drejtoresha e Universitetit popullor shqiptar të Gjenevës, Albana Krasniqi Malaj, e cila, pas falenderimeve të rastit, theksoi rëndësinë e një aktiviteti të tillë në kontekstin e përgjithshëm aktual. Ajo u ndal te tradita shqiptare e tolerances dhe e shtëpisë së hapur për mikun, duke nënvizuar harmoninë fetare ndër shqiptarët si gur themel i bashkëekzistencës mes komuniteteve të ndryshme fetare.
Më pas e morën fjalën Znj.Dreifus, Znj. Brunschwig Graf, Kanaan, Tornare, Herzog dhe Sarkany. Oratorët përmendën të gjithë vlerat humane të shqiptarëve gjatë luftës së dytë botërore, Shembullin që ata japin në bashkëjetesën paqësore, pasurinë dhe diversitetin që komuniteti shqiptar ofron në Gjenevë, rolin e UPSH si urë lidhëse dhe organizatore e aktiviteteve prestigjioze.
Vallja e Shotës si edhe vallja e vajzave të ansamblit «Gëzuar » i mahnitën të pranishmit me koloritin muzikal dhe veshjeve tradicionale.
Të pranishmit zbuluan një copëz Shqipëri përmes reportazhit të shkurtër mbi institucionin e Besës.
Tingujt e fizarmonikës së muzikantit të mirënjohur Gjon Guralumit dhe të këngëtares Mimoza Selimi i zbavitën të pranishmit deri vonë.
Ky aktitivitet zgjat gjatë gjithë javës.
Sot pasdite mbahet ora letrare dhe në mbrëmje mbahet koncerit i këngëtares tashmë të njohurElina Duni.
Aktivitetet janë të hapura dhe falas për publikun e gjerë.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht


















