Kosova
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës
Kolona deri në 1.2 kilometra në hyrje të Dheu i Bardhë, ndërsa në pikat e tjera qarkullimi zhvillohet me pritje më të shkurtra.
Rritja e fluksit të udhëtarëve në kulmin e sezonit veror ka sjellë pritje më të gjata në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa ngarkesa më e madhe vazhdon të regjistrohet në pikën kufitare Dheu i Bardhë, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Dheu i Bardhë pritjet për automjete në hyrje zgjasin deri në 90 minuta, ndërsa kolona ka arritur rreth 1.2 kilometra. Në dalje nga kjo pikë kufitare, pritja është rreth 35 minuta, me kolonë prej afërsisht 550 metrash.
Ngarkesë e shtuar është regjistruar edhe në pikën kufitare Hani i Elezit, ku pritjet janë rreth 10 minuta në të dy drejtimet, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra.
Në Muçibabë, udhëtarët presin rreth 5 minuta në hyrje dhe deri në 30 minuta në dalje, ku është krijuar kolonë prej rreth 150 metrash.
Në pjesën më të madhe të pikave të tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht, me pritje që variojnë nga 3 deri në 10 minuta dhe pa kolona të konsiderueshme.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, para nisjes së udhëtimit, të informohen për gjendjen në pikat kufitare dhe, nëse është e mundur, të shfrytëzojnë vendkalime alternative për të shmangur pritjet e gjata. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












