Kosova
Presidentja Osmani uron Krishtlindjet ortodokse
Në një postim në rrjetet sociale, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.
Ajo ka shkruar se në situatën në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, nevojitet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë si rilindje për njerëzimin.
“Të dashur qytetarë të komunitetit ortodoks, festat ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë. Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin. Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim! Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira”, thuhet në urimin e Osmanit, njofton Presidenca.
Festën e Krishtlindjeve ortodokse e ka uruar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se shpreson që paqja e harmonia të mbizotërojë sot e çdoherë.
“Gëzuar Krishtëlindjen ortodokse të gjithë besimtarëve. Paqja dhe harmonia ju përcjellshin sot e për mot!”, ka shkruar Rama.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









