Lajme
Presidenti zviceran, i shqetësuar me rritjen e primeve shëndetësore
Mes viteve 2022 dhe 2023 primet janë rritur me 66% mesatarisht dhe pritet që kjo rritje të vazhdojë edhe në vitin 2024 e bëhet fjalë për 7.5%.
Në një intervistë për RTS, presidenti Alain Breset thotë se po bëhet përpjekje për ta kontrolluar rritjen.
“Ne kemi vërtet sinjale që nuk janë shumë të mira, por do të duhet të shohim pjesën tjetër të vitit. Ka shumë spekulime, shumë aktorë dhe aktore të fushës që nxjerrin shifra. Duhet pritur: procesi i miratimit të bonusit ndodh gjatë verës, më pas fiksohen në fund të shtatorit dhe para kësaj, nuk ka shumë kuptim të bësh supozime”, shpjegon Alain Berset, përcjell albinfo.ch.
Berset shton se ka një zgjidhje, por që i duhet mbështetja e Parlamentit. “Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur me Këshillin Federal, por duhet që Parlamenti të miratojë projekte për kontroll më të mirë të kostos dhe kjo nuk është shumë e thjeshtë”, u shpreh ai.
Për disa, një nga zgjidhjet për të frenuar rritjet mund të jetë përdorimi i rezervave të mbajtura nga fondet e sigurimeve shëndetësore, që Berset thotë se janë përdorur. “Rezervat tashmë janë përdorur shumë për të zbutur evolucionin e primeve. Kjo nuk është aq e dukshme, sepse kostot janë rritur shumë pas pandemisë”, tha ai për RTS.
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












