Kosova
Presidenti serb: Takimi i Ohrit nuk do të jetë “ditë gjykimi”
Sërish, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se nuk planifikon të nënshkruajë asgjë në takimin e së shtunës në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Ai i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë në Beograd, në prag të takimit më 18 mars ku do të diskutohet për udhërrëfyesin e zbatimit të një plani të ofruar nga Perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kur dikush të nënshkruajë diçka, unë do ta bëj, për këtë vendosin qytetarët por nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë”, tha presidenti serb, duke mohuar të ketë marrë ndonjë projekt të udhërrëfyesit nga Bashkimi Evropian.
“Kemi dorëzuar propozimin tonë, shqiptarët të tyrin dhe ende nuk kemi marrë asgjë nga Brukseli. Nuk ka nevojë të alarmohet publiku. Kur të ketë, do të informoj publikun dhe do të vë në dukje të këqijat, ose të mirat, nëse ka të mira në diçka që është e vështirë për ne”, tha presidenti Vuçiç.
Presidenti serb tha se takimi i Ohrit nuk do të jetë ‘ditë e gjykimit’ duke nënvizuar se do të përpiqet të bëjë atë që është më e mira për Serbinë.
“Ditët e kaluara kam diskutuar se çfarë është e nevojshme për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, e them normalizim me qëllim, dhe kur them normalizim, nuk është eufemizëm për njohjen e Kosovës, de fakto apo de jure. Për mua, normalizimi do të thotë të kemi marrëdhënie më të mira me shqiptarët se sa sot, të zgjidhim problemet e panumërta që kemi dhe të përpiqemi të jetojmë bashkë aq sa është e mundur, e nëse jo – atëherë pranë njëri-tjetrit”, tha ai, duke nënvizuar se nuk do të heq dorë nga vijat e kuqe të Serbisë kundruall Kosovës, duke ju referuar qëndrimeve të tij kundër mundësisë së anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Presidenti serb tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është shumë i rëndësishëm për Serbinë, meqë ofron siguri dhe mbështetje për serbët e Kosovës.
“Nëse shqiptarët pranojnë ta formojnë Asociacionin, do të ketë gjëra që nuk janë të lehta për ne dhe nuk do ta fsheh asnjërën para qytetarëve. Por, rezultati për vendin tonë do të jetë i mirë dhe kjo është më e rëndësishmja”, tha presidenti serb.
Prishtina, e cila është gjetur nën trysni ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit, heziton ta bëjë këtë duke përmendur shqetësimin se ai mund të shndërrohet në një mekanizëm të ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnjë.
Diplomatët perëndimorë e kanë hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke theksuar se themelimi i Asociacionit është detyrim ligjor ndërkombëtar i Kosovës.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











