Kosova
As presidenti, as kryeministri nuk kanë imunitet nga Gjykata Speciale
“Në ligj përcaktohet qartë se pozita zyrtare e një personi të akuzuar, qoftë ai kryetar shteti apo qeverie, nuk e liron nga përgjegjësia penale”, ka thënë kryetarja e Dhomave të Specializuara, Trëndafilova
Pak para se të filloj punën Gjykata Speciale, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trëndafilova ka thënë se nga kjo Gjykatë nuk ka imunitet asnjë liderë politikë e institucional i Kosovës. Ajo ka thënë se sipas ligjit, pozita zyrtare e një personi të akuzuar, nuk e liron nga përgjegjësia penale.
Në intervistën dhënë për “Kosova sot” ajo tregon se edhe imuniteti dhe amnistia në këtë rast, janë të ndaluara me Ligjin e miratuar prej Kuvendit të Kosovës.
“Në ligj përcaktohet qartë se pozita zyrtare e një personi të akuzuar, qoftë ai kryetar shteti apo qeverie, nuk e liron nga përgjegjësia penale dhe nuk përbën faktor lehtësues për dënimin e tij. Kjo është gjithashtu në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për më tepër, në lidhje me krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara, imuniteti dhe amnistia janë të ndaluara me Ligjin e miratuar prej Kuvendit të Kosovës”, ka thënë kryetarja e Dhomave të Specializuara.
Ajo thotë se duke pasur parasysh kornizën ligjore dhe pavarësinë e Prokurorisë, vendimi se kur paraqitet një aktakuzë para Dhomave të Specializuara i takon plotësisht Prokurorit të Specializuar.
“Si kryetare e Dhomave të Specializuara nuk kam kurrfarë kompetencash mbi atë proces. Pas paraqitjes së një aktakuze, unë do të caktoj një gjykatë për procedurën paraprake, e cila shqyrton aktakuzën në përputhje me rregulloren e procedurës dhe provave për të vendosur nëse aktakuza duhet të konfirmohet . Në qoftë se konfirmohet, aktakuza bëhet publike”, ka thënë ajo.
Lidhur me emrat e përfolur se do të akuzohen nga Specialja, ajo ka thënë se “Unë nuk e di dhe nuk kam si ta di se cilat krime heton ai, sa të dyshuar do të ketë dhe kush prej të dyshuarve do të akuzohet dhe për çfarë krimesh”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










