Lajme

Premiera e filmit “BOMBA” u shfaq në Bellinzono të Kantonit Ticino

Para disa ditësh, në Bellinzono të Kantonit Ticino, në orën 18.00 në kinemanë Forum, që gjendet përballë stacionit të trenit në Bellinzona, u shfaqet filmi artistik “BOMBA” në regjinë e aktorit JAMES FETAHU, dhe aktorët nga Kosova, të njohur për publikun shqiptar, shkruan albinfo.ch.

Filmi “Bomba” u shfaq para dy ditësh edhe në Bernhardzell të Zvicrës para një audiece të gjerë.

Vlen të theksohet se ky film që shfaqet si premierë për Zvicër, trajton ngjarje të vërtetë gjatë luftës në Kosovë.