Të Gjelbrit dhe Social Demokratët përfaqësohen më së miri në qytetet zvicerane me më shumë se 100,000 banorë – Cyrih, Gjenevë, Bazel, Bernë dhe Lozanë – sipas të dhënave të reja nga “Swiss Cities Statistics 2023”, të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) të martën, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, kur merren parasysh qytetet e të gjitha madhësive, partitë e qendrës dhe të qendrës së djathtë marrin drejtimin.
Sipas të dhënave, preferencat politike përcaktohen edhe nga rajonet gjuhësore.
Për shembull, në Zvicrën gjermanishtfolëse partitë kundërshtare – Social Demokratët dhe Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë, kanë më shumë simpatizues.
Në pjesën frëngjisht dhe italishtfolëse, nga ana tjetër, partia e qendrës së djathtë kanë mbështetjen më të gjerë.