Shqipëria
Pranvera shton turizmin në Korçë
Korça mbetet një prej destinacioneve turistike më të rëndësishme në vendin tonë. Në çdo stinë, turistë të shumtë i drejtohen qytetit juglindor dhe rrethinave të saj, për të shijuar fundjavat e tyre të ndërthurura mes turizmit historik, kulturor, por edhe gjelbërimit.
Pas një dimri të gjatë, pranvera ia ka shumëfishuar vizitorët qytetit të Korçës, të cilët vijnë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe turistë nga jashtë saj, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
“Unë jam nga Greqia dhe kam ardhur të vizitoj Korçën, jam nga Follorina. Është hera e parë që vij të vizitoj qytetin, ndërsa për miqtë tanë është hera e dytë. Nuk e prisnim që të shihnim një qytet kaq të bukur, është mbresëlënës dhe interesant. Padiskutim ne erdhëm këtu për historinë, të shohim gjërat historike. Pamë Bulevardin ‘Republika’ dhe Katedralen në qendër. Miqtë tanë, që kanë qenë këtu 5 vite më parë, na thanë që ky qytet është plotësisht ndryshe. Jemi të kënaqur”, tha turisti i huaj grek.
“Kam qenë këtu 5 vite më parë dhe vizitova këtë vend që ishte ‘Pazari i vjetër’. Shoh një ndryshim të madh. Këtu kishte njerëz që shisnin, ndërsa tani shoh shumë ndryshime. Është një qytet shumë i bukur. Gjithashtu kam qenë edhe në Voskopojë, është një vend shumë interesant”, thotë një vizitor nga Tirana.
Çdo ditë e më tepër, në Korçë, Dardhë e Voskopojë janë duke u shtuar bujtinat. 20% më shumë shtretër do të presin këtë sezon turistik, vizitorët nga vendi, por edhe turistët nga jashtë tij, për t’iu ofruar atyre mikpritjen korçare me tradita, kulinari, por edhe elementë të tjerë historikë e kulturorë, të cilët i bëjnë pushimet e tyre edhe më të veçanta.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












