Lajme
Fuqia blerëse e zviceranëve, më e larta në botë
Popullsia e Zvicrës duket se ka fuqinë blerëse më të lartë – të paktën kur bëhet fjalë për iPhone 15
Zviceranët mund të përballojnë modelin më të ri të telefonit inteligjent më shpejt se çdo shtet tjetër të botës, për shkak të ekonomisë së saj më të fuqishme në botë, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse çmimet për mallra dhe shërbime janë zakonisht më të larta këtu se në vendet e tjera, popullsia e Zvicrës duket se ka fuqinë blerëse më të lartë – të paktën kur bëhet fjalë për iPhone 15, i cili u lansua më 22 shtator.
Uebsajti britanik i krahasimit të çmimeve MoneySuperMarket llogariti përballueshmërinë e këtij modeli të fundit në një sërë vendesh, bazuar në pagën mesatare vjetore për secilin prej tyre. Më pas zbuloi numrin e orëve që do t’u duhen njerëzve në mbarë botën për të punuar për të fituar para të mjaftueshme për të blerë këtë telefon.
Bazuar në pagën mesatare vjetore prej 71,869 frangash (edhe pse në fakt është më afër 80,000 franga), platforma ka llogaritur se 34 orë punë, që përkthehen në 4,25 ditë, mjaftojnë për të blerë iPhone 15 në Zvicër.
Ky është rezultati më i mirë i 38 vendeve të krahasuara në sondazh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











