Lajme
Politologu gjerman: Pa ndërhyrjen e ShBA-së në Kosovë dhe Bosnjë, tani në Evropë do të kishte tri luftëra
Politologu gjerman, Alexander Rhotert, ka shkruar për tensionet në Ballkanin Perëndimor teksa ka theksuar se “BE-ja është duke e injoruar agresivitetin në rritje të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj fqinjëve rajonalë, posaçërisht ndaj Kosovës”.
Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk ka mësuar asgjë nga luftërat ballkanike ndërsa shtoi se shtetet kryesore si Gjermania e Franca, po e injorojnë faktin se Serbia vazhdimisht kërcënon fqinjët, ndërkohë që forcon lidhjet e saj me Rusinë.
Tutje, ai ka përmendur edhe ndërhyrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta shmangur luftën në rajon, transmeton albinfo.ch.
“Megjithëse SHBA-ja është duke marrë veprime me gjysmë zemre kundër planeve të Serbisë së Madhe, pa ndërhyrjet në Kosovë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në tetor 2023 dhe Bosnje në gusht 2024 nga drejtori i inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, ndoshta tani do të kishte tre luftëra në Evropë”, ka thënë ai, shkruan Tageszeitung.
Sipas Rhotert, një skenar lufte, potencialisht i rrezikshëm vazhdon të përmendet nga Serbia.
“Serbët që jetojnë atje pretendohet se shtypen. Kjo retorikë ishte përdorur në fund të viteve ’80-ta nga mentori i Vuçiqit, presidenti i atëhershëm jugosllav, Sllobodan Millosheviq, për të përgatitur popullsinë për agresion ndaj popujve të tjerë. Vuçiq ka sjellë përsëri në pushtet një numër ish-shokësh të Millosheviqit për të përfunduar projektin e atëhershëm të dështuar të “Serbisë së Madhe”. Nëse BE-ja nuk dëshiron të përjetojë një tjetër dështim, duhet të nxjerrë mësime nga politika e dështuar e tolerimit të Serbisë në vitet 1990”, ka përfunduar ai.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












