Kosova
Politizimi i bordeve çon ndërmarrjet drejt falimentimit
Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet, “Çohu”, tha se një pjesë e madhe e anëtarëve të bordit janë anëtarë të partive politike
Politizimi i bordeve të ndërmarrjeve publike, po shihet si një prej faktorëve që po i çon këto ndërmarrje drejt procesit të falimentimit.
Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kanë realizuar hulumtime për emërimet në këto pozita, thonë se një dukuri e tillë i ka përcjellë të gjitha qeveritë e deritashme të Kosovës.
Pothuajse në të gjitha ndërmarrjet qendrore publike dhe ato rajonale, punësimi nuk realizohet në bazë të kritereve të kërkuara por, siç thonë monitoruesit nga shoqëria civile, emërohen anëtarë të partive politike nga subjektet që vijnë në pushtet, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet, “Çohu”, tha se një pjesë e madhe e anëtarëve të bordit janë anëtarë të partive politike.
Përveç anëtarëve të bordit, sipas tij, vazhdojnë edhe punësimet në pozita tjera në bazë të preferencave politike, përcjell albinfo.ch.
Procesi i emërimit të anëtarëve të bordit, sipas ligjit, duhet të kryhet në procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese, e cila ka për qëllim që të gjitha emërimet të bëhen ekskluzivisht në bazë të meritës.
Edhe Berat Thaqi, analist i politikave në Institutin për Studime të Avancuara GAP, tha për Radion Evropa e Lirë se ligji nuk respektohet në emërimet në këto pozita.
Motivi që këta persona zgjidhen anëtarë të bordeve është që të realizohen interesat e partive politike, thotë Thaqi duke shtuar se këto interesa nuk përputhen me interesin e rritjes së veprimtarisë së ndërmarrjeve.
Duke marrë parasysh gjendjen në disa ndërmarrje publike, Demhasaj në anën tjetër thotë se është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës të ndërmarr masa, në mënyrë që në këto pozita të emërohen njerëz profesional dhe në bazë të kualifikimeve dhe kritereve të kërkuara.
Kurse Berat Thaqi vlerëson se në këtë proces është qeveria ajo që po i krijon problemet.
Të hënën, Qeveria e Kosovës ka emëruar dy anëtar të rinj të Bordit të një ndërmarrje publike e që të dytë u përkasin partive politike. Njëri ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Hanit të Elezit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, kurse tjetri për një kohë të gjatë ka mbajtur poste të rëndësishme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sidoqoftë, pas përfundimit të zgjedhjeve qendrore apo lokale, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, partitë politike të cilat lidhin koalicion qeverisës, përveç marrëveshjeve të pashkruara për ndarjen e ministrive bëhet edhe ndarja e posteve të bordeve të ndërmarrjeve publike.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










