Lajme
Policia zvicerane nis një hetim penal për vozitësin britanik
Një turist nga Britania e Madhe kohët e fundit u godit dy herë brenda një nate ndërsa po ngiste “me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe” nëpër Vaud, përcjell albinfo.ch.
Britaniku fillimisht u kap me shpejtësi 200 km/orë në autostradën A1, ku shpejtësia e kufizuar është 120 km/h, dhe më pas me 176 km/h në një zonë 100 km/h, njoftoi policia kantonale e Vaud të martën.
“Menjëherë pas kësaj, shoferi ka përplasur makinën e tij në autostradën A9 pranë Montreux dhe është larguar nga vendi i aksidentit”, njofton policia.
Automjeti i tij i dëmtuar, i regjistruar në MB, u gjet i parkuar në një rrugë në Montreux dhe u tërhoq.
Ndërkohë, shoferi kishte kontaktuar policinë dhe kishte denoncuar makinën e tij të zhdukur. Ai është arrestuar me shpejtësi dhe kundër tij është ngritur rast në prokurori.
Burri thuhet se thjesht po “kalonte” përmes Zvicrës, por tani ai do të qëndrojë këtu më gjatë se sa ishte planifikuar.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












