Tematike
Policia për vitin 2021 planifikon 279 milionë franga nga gjobat e trafikut
Shuma më e madhe e të hollave pritet të "vilet" në qytetin e Cyrihut, gjithsej 61 milionë franga
Autoritetet e policisë së trafikut, në Zvicër, sikur për shumë aspekte të tjera, bëjnë parallogaritjen edhe për përfitimet nga gjobat e lëshuara për shkeljet në trafik.
Kështu, për vitin 2021 këto autoritete, (radhe vetëm ato të kantoneve gjermanishtfolëse) kanë parashikuar gjithsej 279 milionë franga në emër të gjobave në fjalë, shkruan watson.ch.
Kjo shumë është për 8.7 milionë franga më e ulët se ajo e vitit të kaluar.
Shuma më e madhe e të hollave pritet të “vilet” në qytetin e Cyrihut, gjithsej 61 milionë franga. Përveç që si shumë absolute është më e madhja (për shkakun se ky qytet ka më së shumti banorë në Zvicër) shuma në fjalë, edhe e ndarë për kokë banori është dukshëm më e lartë se në kantonet dhe qytetet tjera, transmeton albinfo.ch. Ajo është 143 franga ndërkohë që vendin e dytë e mban Kantoni Uri me 118 franga dhe të tretin, Kantoni Nidwalden me 81 franga për kokë banori.
“Buxheti nga gjobat nuk përbën stimulim për policinë”
Buxhetet që përfitohen nga gjobat nuk kanë asnjë ndikim në polici, thotë një zëdhënës i departamentit të sigurisë , i Bazelit. Nëse policët lëshojnë më pak gjoba parkimi, kjo nuk ndikon në pagat e tyre, përcjell albinfo.ch. Njësoj, ata nuk do të kenë ndonjë përfitim as në rastet kur japin gjoba të larta.
“Gjëja më e rëndësishme për ne është siguria në rrugë”, thotë një zëdhënës i policisë së kantonit të Schaffhausen-it. Po pati më pak gjoba do të nënkuptojmë “që shfrytëzuesit e rrugës po u përmbahen rregulloreve në fuqi dhe që për këtë arsye kemi një siguri të mirë rrugore”, përcjell albinfo.ch. Dhe, nëse rezulton kështu, thotë ai: “Qëllimi është arritur!”
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair














