Kosova
Policia ndërmerr masa për ruajtjen e rendit gjatë protestës në Prishtinë
Protesta e qytetarëve pranë objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës ka vazhduar edhe gjatë orëve të mbrëmjes.
Policia e Kosovës ka angazhuar njësi të ndryshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e protestës dhe mbrojtjen e objekteve shtetërore.
Sipas Policisë, gjatë protestës një grup pjesëmarrësish ka hedhur sende të ndryshme, mjete piroteknike dhe fishekzjarre në drejtim të objekteve shtetërore. Po ashtu, protestuesit kanë penguar lëvizjen dhe daljen e disa deputetëve dhe personaliteteve nga Kuvendi.
Policia ka bërë thirrje vazhdimisht që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe që të mos dëmtohet prona publike apo të pengohet lëvizja e qytetarëve.
Për shkak të situatës së krijuar, zyrtarët policorë kanë përdorur mjete të ligjshme policore, përfshirë gazin lotsjellës, me qëllim të vënies së situatës nën kontroll dhe mundësimit të lëvizjes së lirë.
Si pasojë e incidenteve, janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa sipas Policisë, deri tani nuk është raportuar për persona me lëndime serioze.
Policia e Kosovës ka ritheksuar se e njeh të drejtën e qytetarëve për protestë dhe shprehje të pakënaqësive në mënyrë paqësore dhe demokratike. Zyrtarët policorë do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në terren për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe objekteve shtetërore.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”










