Lajme
Policia gjermane beson se identifikoi autorin e tetë vrasjeve mbrëmë
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda një ndërtese të përdorur nga Dëshmitarët e Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut të enjten në mbrëmje, tetë persona kanë humbur jetën, përcjell albinfo.ch.
Të shtënat ndodhën në lagjen Gross Borstel, disa kilometra në veri të zonës qendrore të qytetit të dytë më të madh të Gjermanisë, shkruan Euronews.
Sipas gazetës gjermane Bild, të paktën tetë persona u vranë në incident dhe mbi 20 të tjerë u plagosën.
Policia njoftoi gjatë natës në Twitter se kishte zbuluar një trup “në një shtëpi famullie në Gross Borstel dhe se besojnë se mund të jetë një autor” i të shtënave. “Në këtë pikë, ne supozojmë se ka pasur vetëm një gjuajtës,” thanë ata.
“Një numër i madh i agjencive të zbatimit të ligjit janë” në vendin e qendrës së Dëshmitarëve të Jehovait, shtoi policia e Hamburgut.
Zyra Federale për Mbrojtjen Civile hoqi alarmin zyrtar të rrezikut për sulmin rreth orës 3:00 të mëngjesit me orën lokale.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











