Kosova
Policia e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve: shfrytëzoni edhe pikat tjera kufitare
Me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, të gjithë bashkatdhetarët t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera të kalimit kufitare, thuhet në njoftimin e Policisë
Në prag të ardhjes së bashkatdhetarëve për pushimet në vendlindje, Policia e Kosovës iu bën thirrje mërgimtarëve që t’i shfrytëzojë edhe pikat tjera kufitare për hyrje në Kosovës, jo vetëm Merdarin dhe Dheun e Bardhë. Nëpërmjet një komunikate për media, Policia thotë se do t’i mbaj të informuar mërgimtarët për çdo ditë.
“Me rastin e festave të fundvitit kryesisht ka frekuentim dhe fluks më të madh të automjeteve në këtë pikë kufitare, e po ashtu po zhvillohen punime infrastrukturore dhe kohë pas kohe po krijohen kolona dhe pritje të gjata me kohëzgjatje prej disa orëve. Prandaj me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, të gjithë qytetarët/bashkatdhetarët t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera të kalimit kufitare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Siç thuhet në njoftim, Policia e Kosovës vazhdon të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e saja karshi qytetarëve dhe për këtë ka angazhuar personel të mjaftueshëm në pikat kufitare, “me qëllim të qarkullimit më të shpejtë, duke aplikuar edhe metodat e lehtësimit dhe përshpejtimit të kalimit kufitar për të shmangur pritjet e gjata, duke pasur parasysh përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










